Havolli thotë se LDK-ja s’ka votë për Osmanin

by informim peje

Sokol Havolli nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se sa i përket presidentit, LDK-ja nuk do të ketë votë për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit.

“Zgjedhja e presidentit kërkon konsensus politik. Osmani e ka pasur mbështetjen para 5 vjete nga LDK, me dakordimin e përgjithshëm politik se do ta bëjë një përfaqësim të unitetit por e dimë se ajo ka përfaqësuar interesin më shumë të LVV-së, dhe në rrethanat ku jemi ne nuk ndjejmë asnjë detyrim që të votojmë… Nëse VV do me çu Kosovën në zgjedhje edhe një herë për karrigen e Vjosa Osmanit, ajo nuk është përgjegjësi e LDK-së, është përgjegjësi e VV-së”, ka thënë ai.

banner

Havolli ka theksuar se partia e tij nuk e ka pritur rezultatin që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, por se nuk e shuan ambicien që të rikthehet si e para.

“LDK-ja asnjëherë nuk e shuan ambicien për t; rikthyer si parti e parë në vend dhe punon për këtë. Punon me program serioz”, u shpreh ai.

Pas njoftimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se do ta ofrojë dorëheqjen e tij, Havolli ka theksuar se ai nuk duhet të largohet nga kjo pozitë.

Havolli në emisionin “Interaktiv” ka shtuar se me PDK-në e LVV-në janë në rivalitet politik dhe se LDK nuk bashkëpunon me to.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy