Rihanna duket se po mendon të zgjerojë sërish familjen e saj. Këngëtarja e njohur, e cila tashmë është nënë e tre fëmijëve me partnerin e saj A$AP Rocky – RZA (3 vjeç), Riot (2 vjeç) dhe Rocki (3 muajsh), ka lënë të kuptohet se mund të jetë e hapur për një shtatzëni të re në vitin 2026.
Sinjalet për këtë vijnë pas një videoje të publikuar në Instagram, ku shkruhej: “Duke vendosur nëse duhet të bëhem seksi apo të mbetem shtatzënë në vitin 2026”. Rihanna nuk ka ngurruar të komentojë poshtë videos, duke shkruar: “Prit! Pra, nuk qenkam e çmendur? Dakord!”, gjë që shkaktoi reagime të shumta nga fansat, të cilët e interpretuan si një paralajmërim për mundësinë e një shtatzënie të re.
Ylli 37-vjeçar ka treguar më parë se periudha e pandemisë e ka përforcuar lidhjen e saj me reperin A$AP Rocky, duke i bërë të kuptojnë se ishin gati për t’u bërë prindër. Në një intervistë të mëparshme, ajo ka thënë se nuk ka një numër të caktuar fëmijësh që dëshiron të ketë në të ardhmen. “Aq sa Zoti dëshiron që unë të kem,” ka deklaruar Rihanna, duke treguar hapësirën e saj për t’u zgjeruar familja.
Aktualisht, Rihanna dhe A$AP Rocky janë prindër të tre fëmijëve dhe duket se nuk kanë ndërmend të ndalojnë së rrituri familjen e tyre. Fansat e yllit të muzikës po e ndjekin me kujdes çdo sinjal që mund të tregojë për një shtatzëni të re, duke komentuar me entuziazëm çdo postim të saj në rrjetet sociale.

