Në spektaklin e së martës në rolin e opinionistes ka qenë Alketa Vejsiu, në vend të Arbër Hajdarit, pasi ndodhej jashtë shtetit.
E gjatë këtij Prime u shënuan një sërë ngjarjesh, por nuk munguan as thumbat për të tjerët.
Në një moment, Ledioni thotë se bashkë me Alketën do të futen në Big Brother, e që më pas u diskutua edhe moderimi i këtij reality shou.
Të njëjtit përfshinë edhe Arbana Osmanin, por duke i hedhur disa thumba në drejtim të saj, edhe pse e ka bërë me vite këtë punë.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Ledion Liço: Do vij një moment që unë dhe Alketa Vejsiu do futemi në Big Brother VIP.
Alketa Vejsiu: Më fal, prezantimin kujt do t’ia lëmë. Arbana Osmanit.
Ledion Liço: Je dakord që të bëj Arbana prezantimin.
Monika Kryemadhi: Ku do të shkoni ju. Arbana duhet atje brenda.
Ledion Liço: Po, se ajo na përçan.

