Komandanti i KFOR-it pret emisarin e BE-së për dialogun, në fokus siguria dhe stabiliteti në Kosovë

by informim peje

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd–Prishtinë, z. Peter Sørensen.

Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë.

banner

Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ngushtë të KFOR-it me misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe mbështetjen e plotë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas KFOR-it, dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet kyç për arritjen e një sigurie të qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend.

Në njoftim gjithashtu rikujtohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes në çdo kohë.

KFOR-i thekson se vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy