Policia gjen targa të veturave te ura në Shkabaj që është liruar për qarkullim pas vërshimeve, i fton pronarët t’i marrin

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se pas normalizimit të kushteve atmosferike, rruga nën urën e fshatit Shkabaj, është liruar për qarkullim. Në njoftim thuhet se shoferët mund të lëvizin lirshëm, por me kujdes dhe shpejtësi të reduktuar.

Po ashtu, theksohet se në atë zonë janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Obiliqit.

banner

Policia ka ftuar pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në stacion policor për tërheqjen e tyre.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen qytetarët se, pas normalizimit të kushteve atmosferike, rruga nën urën e fshatit Shkabaj, është liruar për qarkullim.

Shoferët mund të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të reduktuar.

Në atë zonë, janë gjetur disa tabela të automjeteve,  të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Obiliqit.

Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në stacion policor për tërheqjen e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy