Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 të qytetit të Korçës në Shqipëri.
Një 73-vjeçare ka humbur jetën. E moshuara ndërroi jetën nga asfiksia, pasi ra zjarr në banesën e saj.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, teksa grupi hetimor po punon për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

