A$AP Rocky zbulon sekretin e lidhjes me Rihannen: “Nëna ime na bashkoi”

by jonzefaj

Rihanna dhe A$AP Rocky duken se po jetojnë në qiellin e shtatë, por me sa duket, ata janë gjithashtu një “çift i krijuar” nga nëna e reperit.

A$AP u shfaq të enjten në “NYT Popcast” dhe zbuloi se nëna e tij e nxiste vazhdimisht që të bënte një hap drejt Rihannës kur ishin vetëm miq… por ai ishte i bindur se ajo nuk e shihte në atë mënyrë, transmeotn Indeksonline.

banner

Por krijuesi i hitit “Fashion Killa” nuk do të gënjente… ai tha se gjithmonë e pëlqente Rihannën.

A$AP e lavdëroi nënën e tij për intuitën e saj, duke u shprehur me entuziazëm… “Nënat e dinë më mirë!”

Siç e dini, A$AP dhe themeluesja e Fenty Beauty ishin miq shumë kohë përpara se të dashuroheshin kokë e këmbë për njëri-tjetrin.

Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2012 për një performancë në MTV Video Music Awards. Lidhja e tyre lulëzoi më shumë në vitin 2020 dhe që atëherë janë bashkë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy