Puthje e zjarrtë në sy të banorëve: Dolce dhe Limi ndezin shtëpinë

by jonzefaj

Dolce dhe Limi e kanë nisur ditën plot afsh në shtëpinë më të famshme në vend, duke konfirmuar edhe një herë se raporti mes tyre po bëhet gjithnjë e më i fortë.

Që në orët e para të mëngjesit, dyshja është parë mjaft e afërt, duke mos i kursyer momentet romantike përpara banorëve të tjerë.

banner

Ishte Limi ai që e mori në krah Dolcen, ndërsa më pas mes tyre u shkëmbye një puthje e zjarrtë, e cila nuk kaloi pa u vënë re. Afrimiteti dhe gjuha e trupit treguan qartë se lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër nivel dhe se të dy po e shijojnë maksimalisht praninë e njëri-tjetrit brenda shtëpisë.

Sjellja e tyre ka bërë që shumë banorë ta komentojnë këtë romancë si një nga më të fortat e momentit, ndërsa vetë Dolce dhe Limi duken të përqendruar vetëm te njëri-tjetri, pa u shqetësuar për reagimet përreth.

Momentet e ngrohta mes tyre po shtohen dita-ditës, duke i dhënë lojës një dimension më emocional.

Nga ana tjetër, kjo lidhje ka shkaktuar edhe trazira te Alba, e cila më herët ka pasur një raport sentimental me Limin në një spektakël tjetër.

https://www.instagram.com/reel/DThyA52DGje/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy