Viti: Policia arreston dy të dyshuar për tri raste të vjedhjeve të rënda në shkolla

by informim peje

Dy burra janë arrestuar në fshatin Smirë të Vitisë, të dyshuar për përfshirje në tri raste të vjedhjeve të rënda në shkolla.

Njësitet policore me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një numër i konsiderueshëm i dëshmive (sendeve të vjedhura në shkolla).

banner

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pas një pune intensive në teren lidhur me tre raste të vjedhjeve të rënda në shkolla, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njësitet policore me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një numër i konsiderueshëm i dëshmive (sendeve të vjedhura në shkolla). Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy