Komuna e Obiliqit ka njoftuar qytetarët se afati për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet është deri më 23.01.2026, ora 16:00.
Të gjithë qytetarët që janë prekur nga vërshimet ftohen të paraqesin dëmet përkatëse brenda këtij afati, në mënyrë që të përfshihen në procesin e verifikimit nga komisioni përgjegjës.
Komisioni i caktuar nga Komuna vazhdon të punojë në terren për verifikimin e dëmeve, duke siguruar një proces të drejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët.
Komuna e Obiliqit apelon tek qytetarët që ende nuk i kanë paraqitur dëmet, ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar.

