Qëndrimi në Kosovë dhe çështja e punësimit, detaje nga Ligji i ri për të huajt që nis të zbatohet nga 15 marsi

by Nexhat

Republika e Kosovës tashmë ka filluar implementimin e ligjit të ri për të huajt. MPB në një postim në faqen zyrtare, ka dhënë informacione të detajuara të rregullave që do të duhet të respektohen për ata që do ta vizitojnë Kosovën.

Me rast të hyrjes në kufirin e Republikës së Kosovës, një i huaj duhet të ketë një dokument valid të udhëtimit, vizë ose leje qëndrimi dhe të respektojë afatin e qëndrimit.

banner

Gjithashtu duhet të lajmërojë adresën e qëndrimit në afat prej tri ditësh që nga dita e hyrjes, në pikë kufitare apo në stacionin më të afërt policor.

 Përveç këtyre, një i huaj duhet të ketë edhe mjete të mjaftueshme për jetesë, të respektojë ligjet e Kosovës dhe të mos e ketë të ndaluar hyrjen dhe qëndrimin në Kosovë.

 Secili qëndrim mbi 90 ditë në Kosovë, kërkon aplikim për lejeqëndrim.

Gjatë këtij qëndrimi 90 ditor nuk i lejohet puna pa pasur nje leje për punë.

 “Me rast të qëndrimit afatshkurtër: I huaji mund të qëndrojë deri në nëntëdhjetë (90) ditë brenda periudhës kohore prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pa vizë ose me vizë kur kjo kërkohet, Nuk i lejohet puna/punësimi gjatë kësaj periudhe pa leje pune; Çdo qëndrim mbi 90 ditë kërkon aplikim për lejeqëndrim.”, njofton MPB.

“Me rast të qëndrimit në Republikën e Kosovës për çështje punësimi: kërkohet leje qëndrimi e përkohshme për punë; kërkohet leje pune; Kërkohet licencim paraprak në rast të aplikimit për leje pune për profesionin që kërkon licencë; puna pa leje është e ndaluar. Aplikimi për leje të punës bëhet pranë Agjencisë së Punësimit”, thuhet në njoftim.

Në rast të shkeljeve, mund të anulohet lejeqëndrimi, shqiptohet gjobë, urdhër për largim, ndalim të hyrjes në Kosovë.

Zbatimi i plotë fillon nga data 15 mars 2026. Çdo hyrje pas kësaj date që rezulton me mosparaqitje sipas rregullave të listuara brenda këtij udhëzuesi, do rezultojë me ndalim hyrje në Republikën e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy