“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

by Nexhat

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj, në postimin e tij në Facebook, i ka reaguar deklaratave të Raëms duke i përmendur vartësit, referuar skandaleve të fundit ku ku insitucionet shtetërorre janë vënë nën hetim për shkelje të rënda ligjore.

‘Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis’, shkruan Shanaj.

banner

Postimi i plotë:

Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis

Të dorëzohesh z. Kryeministër duke e braktisur RTSH do të thotë të mos kërkosh t’i bashkohesh Europës. Nuk ka shtet në Europë pa Televizion Publik. Më parë kërkoni dorëheqjen e stafit tuaj se sa mbylljen e Televizionit Publik.

Duhet të dini bashkë me ata që ju bëjnë fresk se Televizioni Shqiptar u krijua nga hiçi dhe u bë universiteti i dijes së shqiptareve edhe pse ishte nën komandën e politikës.

Fjala dorëzim është një miklim për artistin Edi Rama. Në Europë do tu mbyllet dera me këtë mendësi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy