Policia e Kosovës ka raportuar një rast të ryshfetit të ndodhur të premten në pikën kufitare të Vërmicës, ku një person ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se i ka ofruar para një zyrtari policor.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari i ka ofruar policit në detyrë shumën prej 5 eurosh, me qëllim përfitimi, veprim që është konstatuar menjëherë nga autoritetet. Pas kësaj, ndaj tij janë ndërmarrë masat e menjëhershme ligjore.
“Është arrestuar i dyshuari për shkak se zyrtarit policor në pikë kufitare i kishte ofruar 5 euro ryshfet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

