Osmani: Skënderbeu ishte shpata e lirisë dhe simbol i identitetit tonë të përjetshëm

by informim peje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 558 vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastriot Skënderbej, më 17 janarin e vitit 1468 tha se Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave.

Në një postim në Facebook shkruan se nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm.

banner

“Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave. Ai nuk e mbrojti vetëm tokën shqiptare, por dinjitetin, besimin dhe lirinë e kontinentit evropian. Nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm.Lavdi Kryetrimit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu!”, shkruan Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy