Sulmi me karrige ndaj infermieres dhe sigurimit, dalin pamjet e incidentit në Spitalin e Mitrovicës (VIDEO)

by engel

Pamjet e incidentit të rëndë që ndodhi ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës tashmë janë bërë publike. Indeksonline ka publikuar video-materialin që tregon momentet kur disa familjarë të një pacienti sulmojnë infermieren dhe punëtorët e sigurimit fizik brenda repartit.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në momentin kur infermierja dhe punëtorët e sigurimit po zbatonin rregullat e spitalit lidhur me hyrjen e personave të paautorizuar në repart. Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, kishte raportuar më herët se stafi kishte kërkuar respektimin e rregullave të brendshme.

banner

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në dhomën e pacientit kishin hyrë gjashtë familjarë, ndërsa zyrtarët e spitalit kishin kërkuar që disa prej tyre të largoheshin. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga familjarët dhe pas një shkëmbimi fjalësh situata ka eskaluar në dhunë fizike.

Sipas të njëjtave burime, njëri nga punëtorët e sigurimit është goditur në kokë me karrige, tjetrit i janë thyer syzet, ndërsa infermierja është sulmuar nga prapa. Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh në institucionin shëndetësor, ndërsa pritet reagimi zyrtar i autoriteteve kompetente lidhur me incidentin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy