Mbi 700 mijë euro arkëtime, Llapi kryeson shitjet në janar

by jonzefaj

Llapi është “mbret” i Superligës së Kosovës në merkaton e janarit, sa u përket arkëtimeve. Rreth 700 mijë euro janë përfituar deri tani falë lëvizjeve të Ilir Krasniqit, Ardit Tahirit dhe Aksel Gnapi.

Fakel Voronezh në kategorinë e dytë ruse e bleu kartonin e Gnapit për rreth 400 mijë euro. Për Ardit Tahirin ndërkohë është Kolos Kovalivka, që ka paguar 100 mijë euro dhe Llapi ruan 25% të kartonit në rast rishitje.

banner

Ilir Krasniqi që u shit nga Kolos Kovalivka te Polisia Zhitomir për 1.2 milionë euro, i solli Llapit rreth 250 mijë euro. Kjo për shkak se ruante 20% të kartonit pasi e dërgoi te Polisia.

Më tepër se 700 mijë euro, bëjnë që Llapi të ketë financa të shëndosha. Duhet thënë ndërkohë se është sezoni i dytë i vështirë për klubin e Kosovës. Aktualisht mban vendin e shtatë në renditje dhe po lufton për mbijetesë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy