VIDEO që s’u pa në Prime: Momentet më të rënda mes Albës dhe Limit

by jonzefaj

Pamje të rënda dhe tronditëse kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku, pas një përballjeje mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, Albës dhe Limit. Videoja, e cila nuk është transmetuar asnjëherë në Prime apo në kanalet zyrtare të spektaklit, tregon një moment të tensionuar që nxiti shqetësim tek ndjekësit.

Sipas pamjeve, gjithçka nis nga një deklaratë fyese e Limit ndaj Albës, ku ai përdor një gjuhë të rëndë dhe denigrues, “ajo është çik më kurvë se ty”. Reagimi i Albës ishte i menjëhershëm; ajo shpërthen në lot dhe dëgjohet duke bërtitur, ndërsa disa banorë të tjerë ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

banner

Si the?! Çfarë the? Ore ti çfarë je duke thënë që ajo është çik më k*rvë se unë? Çfarë është ajo fjalë që më thua? Pse ma the ashtu? O i poshtër!

Tensioni mes tyre eskalon shpejt, me Alben që i drejtohet Limit duke e quajtur “të poshtër” dhe duke kërkuar sqarim për akuzat e tij, ndërsa Limi përgjigjet me replika provokuese, pa dhënë shpjegime të qarta.

Një nga aspektet që ka ngritur debate të shumta është fakti se këto pamje janë mbajtur larg syrit të publikut nga produksioni dhe nuk janë transmetuar kurrë gjatë spektaklit.

View this post on Instagram

A post shared by Hana Blakqori (@hanaechart)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy