Vedat Muriqi hyn në histori, i dyti golashënues më i mirë i Mallorcas

by jonzefaj

Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcas, për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë.

Sulmuesi nga Prizreni shënoi gol sërish në kampionatin spanjoll kundër Athletic Bilbaos, që ishte i 46-ti në fanellën e Mallorcas.

banner

Kësisoj, Muriqi ka tejkaluar legjendën Juan Arango me 45 sosh, ndërsa për objektiv tani ka vetëm Samuel Eto’o, i cili numëron plot 54 sosh.

Edhe vetë faqja zyrtare e La Liga-s ka uruar “Piratin” për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“Historike. Vedat Muriqi tejkalon Juan Arangon dhe bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Muriqi edhe vetë e ka pranuar se po synon t’ia thyejë edhe rekordin e Eto’o, kësisoj as nuk po e konsideron një largim nga Mallorca, aty ku është i padiskutueshëm në formacionin bazë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy