Arsenal nuk përfiton nga hapi fals i City-t, ndalet në barazim ndaj Nottingham Forest

by engel

Arsenal ka humbur një mundësi të artë për t’u shkëputur në krye të Premier League, duke u mjaftuar me një barazim pa gola në transfertë ndaj Nottingham Forest. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “City Ground”, e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit anglez, nuk prodhoi gola, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat.

“Topçinjtë” nuk arritën të shfrytëzonin humbjen e rivalit direkt Manchester City, i cili u mposht 2-0 nga Manchester United, duke lënë kështu të pandryshuar diferencën e pikëve në renditje. Edhe pse Arsenal dominoi në disa momente të takimit, mungesa e konkretizimit dhe reagimi i fortë i vendasve bënë që sfida të mbyllej pa fitues.

banner

Trajneri Mikel Arteta tentoi të ndryshojë rrjedhën e lojës me disa zëvendësime në pjesën e dytë, por asnjë prej tyre nuk pati ndikimin e dëshiruar për të zhbllokuar rezultatin.

Pas këtij barazimi, Arsenal kryeson tabelën me 50 pikë, ndërsa ndiqet nga Manchester City dhe Aston Villa me nga 43 pikë. Megjithatë, Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery do të luajë nesër në shtëpi ndaj Evertonit dhe ka mundësinë të ngushtojë diferencën me liderët londinezë.

Nga ana tjetër, Nottingham Forest renditet në vendin e 17-të me 22 pikë dhe barazimi i arritur ndaj Arsenalit konsiderohet shumë i rëndësishëm në luftën për mbijetesë, duke mbajtur gjallë shpresat e skuadrës për javët e mbetura të sezonit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy