Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se KOSTT ka marrë pronësinë e ngastrës në Sojevë të Ferizajt ku do të vendosen bateritë 90 MWh për ruajtjen e energjisë.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Ferizajt dhe KOSTT-it, punimet për bateritë do të ecin përpara në kuadër të programit kompakt me MCC-në. Bateritë do të ruajnë energji kur ka tepricë dhe do ta kthejnë në rrjet kur kërkesa rritet, për furnizim më të qëndrueshëm dhe kosto më të përballueshme”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Sipas saj, partneriteti Kosovë-SHBA po kthehet në edhe një rezultat konkret: infrastrukturë që e bën energjinë më të sigurt për qytetarët.

