Crystal Palace kërkon 40 mln €, Juventusi vlerëson alternativën En-Nesyri

by jonzefaj

Anglezët kërkojnë 40 milionë euro për qendërsulmuesin francez, plus është çështja e komisioneve të agjentëve. Për marokenin bisedimet janë më të thjeshta.

Jean-Philippe Mateta pret Juventusin, por me kalimin e ditëve çështja duket se po komplikohet. Kjo situatë bën që të avancojë kandidatura e Youssef En-Nesyri. Juventusi vazhdon sondazhet në merkato, në kërkim të një sulmuesi, por duhet të bëjë llogaritë me kërkesat e larta financiare të Crystal Palace dhe të agjentëve të lojtarit. Në këto kushte, drejtuesit bardhezinj e kanë kthyer fokusin te marokeni i Fenerbahçes.

banner

En-Nesyri nuk është i preferuari, por është një lëvizje që mund të konkretizohet më thjeshtë. Për Mateta anglezët duan 40 milionë euro, edhe pse sapo kanë shitur Marc Guehi te Manchester City për 20 milionë euro dhe nuk kanë nevojë emergjente për të arkëtuar. Për më tepër, mbetet edhe nyja e kërkesave të larta të agjentëve të sulmuesit.

Mateta dëshiron të presë Juventusin, por është logjike që tashmë ka fituar kuota En-Nesyri. Sulmuesi maroken nuk ka hapësira te Fenerbahçe dhe synon të luajë në vazhdimësi para Botërorit. Klubi turk ka pretendime më të ulëta se Crystal Palace, e lëshon sulmuesin në huazim me të drejtë blerjeje, me pagën (4 milionë euro në sezon) në ngarkim të klubit blerës. Për En-Nesyri interesohet edhe Napoli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy