I akuzuar për dy vrasje më 1997, dënohet me 23 vite burg Tomorr Çela

by Nexhat

Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me 23 vite burg Tomorr Çelën, i akuzuar për vrasjen e 2 personave në vitin 1997.

A2 CNN raporton se Çela u ekstradua nga SHBA në vendin tonë në 2 qershor të vitit 2022. Ai u kap nga policia amerikane pas kërkesës së autoriteteve shqiptare dhe tashmë u soll në Shqipëri me qëllim kryerjen e dënimit.

banner

Pasi erdhi në Shqipëri ai kërkoi rigjykim, proces që konfirmoi dënimin e dhënë më herët ndaj tij.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje me makinë. Çela ka vrarë Elton Danin dhe Ledian Hoxhën, në 27 nëntor të vitit 1997 në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë dhe më pas është zhdukur, por më vonë u pikas në SHBA.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy