Platforma “Liria ka emër” sot do të mbajë konferencë për media.
Ajo do të zhvillohet nga ora 13:30.
Ende nuk dihet tema e kësaj konference, porse veteranët e UÇK-së që kishin planifikuar që më 17 shkurt të mbajnë një protestë në Prishtinë, kundër procesit gjyqësor në Hagë u tërhoqën pasi mësuan se diçka të ngjashme do të bëjë grupi, “Liria ka emër”.
Për të shprehur pakënaqësi ndaj gjykimit, që po cilësohet si i padrejtë ndaj katërshes së UÇK-ës, protesta masive u mbajtën në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hagë e Strasburg.

