20 vjet nga vdekja, Osmani: Rugova bashkoi popullin për kauzën e tij historike

by informim peje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kanë bërë homazhe tek varri i tij në Velani, në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Ajo tha se Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci – një kauzë që akoma është gjallë, raporton Ekonomia Online.

“Sot është 20-vjetori i shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, arkitektit të pavarësisë, njeriut që i dha gjithçka Republikës sonë dhe ndërtoi vizionin për të ecur përpara edhe për brezat që do të vijnë pas nesh. Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci. Kauza kjo është akoma e gjallë dhe është jetësuar për shkak të sakrificës së madhe të popullit tonë, luftës sonë çlirimtare dhe ndërtimit të aleancave me aleatët tanë strategjik brenda familjes euroatlantike – aleanca këto që i ndërtoi presidenti Rugova me një vizion të pashoq, vizion që sot mbetet dritë udhërrëfyesi për çdo qytetar që e do Kosovën akoma më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike. Nderimi për presidentin Rugova do të jetë i përjetshëm, dhe vizioni i tij do të rrojë për aq kohë sa do të rrojë Kosova”, tha Osmani.

banner

Ndërsa bashkëshortja e Rugovës, Fana Rugova, falënderoi Osmanin:

“Faleminderit presidentes Osmani për këtë ceremoni që organizoi në nder të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Faleminderit shumë për të gjitha këto aktivitete”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy