Ish kryetari i Prishtinës del para gjykatës, deklarohet i pafajshëm për mosdeklarim të 172 mijë eurove

by informim peje

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Shpend Ahmeti është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172,600 eurove.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Dren Paca, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

Gjykatësi Leon Përlaska njoftoi Ahmetin dhe mbrojtësit e tij, avokatët Bajram Dili dhe Arbër Istrefi, se brenda 30 ditëve kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave. Fillimisht, mbrojtësi Arbër Istrefi tha se kishin pranuar shkresat e lëndës, por jo edhe aktakuzën. Më pas, ai e pranoi aktakuzën nga gjykatësi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 dhjetor 2025 ngriti aktakuzë ndaj Ahmetit, duke e akuzuar se nuk e ka deklaruar saktë pasurinë në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, përkatësisht për mosdeklarim të 172,600 eurove. Sipas aktakuzës, Ahmeti nuk deklaroi deponimet në para të gatshme të realizuara nga viti 2018 deri më 2022.

“I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse. Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600 eurosh”, thuhet në njoftim.

Ahmeti akuzohet se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy