Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.
Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Mohamed Salah nga Liverpooli me parametra zero.
Egjiptianit i skadon kontrata me Reds në verë dhe Oaktree ka dhënë dritën jeshile për afrimin e tij.
Tifozët e Interit janë mirë të vetëdijshëm se politika e merkatos ka ndryshuar që prej marrjes së klubit nga fondi Oaktree.
Tani, fokusi është kryesisht te talentët e rinj — edhe nëse janë të shtrenjtë — që mund të performojnë mirë që tani dhe të kenë vlerë tregu në të ardhmen.
Megjithatë, ka edhe përjashtime nga ky rregull: për të promovuar markën në nivel global, ideja është të realizohet një transferim i madh. Si, për shembull, Cristiano Ronaldo te Juventusi.
Prandaj zgjedhja ka rënë pikërisht te Mohamed Salah, pasiqë nuk do të rëndonte financat e klubit, por në të njejtën kohë do të promovonte brendin në nivel global.

