Teksa Lim Hoti po shndërrohet në një nga personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, jashtë mureve të spektaklit po rikthehet në vëmendje një episod shqetësues nga e kaluara e tij.
Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video e rëndë, ku Lim shfaqet duke u sulmuar fizikisht në mes të rrugës. Pamjet kanë ngjallur reagime të forta tek publiku dhe kanë hapur një valë diskutimesh, për shkak të natyrës së dhunshme të ngjarjes.
Sipas zërave që po qarkullojnë, dyshimet për autorin e sulmit bien mbi reperin Finem, një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare. Raportohet se përplasja mes dy artistëve nuk ka qenë thjesht spekulim, pasi vetë Finem thuhet se nuk e ka mohuar incidentin, duke konfirmuar se mes tyre ka pasur konflikt fizik.
Publikimi i videos ka polarizuar fansat e të dy reperëve, duke ndezur debate të ashpra në rrjete sociale. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse kjo ngjarje e së kaluarës do të ketë ndikim në imazhin apo rrugëtimin e Limit brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, ku ai aktualisht po ndërton lojën e tij përballë publikut.

