Rama tregon pse nuk është në Davos: Doja të zgjidhja mes Trump dhe vajzës së tij – Zgjodha vajzën

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama në seancën e kësaj të enjteje ka marrë fjalën dhe është përgjigjur për arsyet pse nuk ka qenë i pranishëm në nënshkrimin e Bordit të Paqes në Davos. Rama ka thënë se ka zgjedhur të mikpresë vajzën e Donald Trump dhe jo të pranonte ftesën e babait. Duket se kryeministri ka zgjedhur një formë ironike për t’u përgjigjur.

“Që mos të shqetësoheni pse nuk jam atje, se mezi prisnit që të shihnit atje. Në fakt unë duhet të bëja një zgjedhje: t’i përgjigjesha babait apo të mikprisja vajzën këtu në Shqipëri, dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjodha me lejen e babait. E dyta, duke qenë se zoti Mediu është ura që lidh Amerikën me rrugën e shpresës, unë prisja nga zoti Mediu në fakt që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës, por s’ka problem, se nuk shohim asnjë arsye për të parë divergjenca të tilla.” – tha Rama

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy