Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re me një postim romantik

by jonzefaj

Bes Kallaku duket se po jeton një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale dhe këtë herë ka zgjedhur ta ndajë hapur me publikun. Aktori i humorit, i cili prej kohësh ka qenë në fokus për jetën private, ka dhënë së fundmi një sinjal të fortë se është i dashuruar dhe më i lumtur se kurrë.

Përmes një InstaStory që ka marrë vëmendje të madhe, Besi publikoi një foto ku shihen dy duar të shtrënguara, një imazh i thjeshtë në pamje të parë, por me një simbolikë të fortë.

banner

Ajo që bie menjëherë në sy është tatuazhi në parakrahun e tij, ku lexohet emri “Ejona”, i shoqëruar nga data “25.12.2025”, një ditë që duket se ka një domethënie të veçantë për çiftin. Në sfond dëgjohej kënga “I’ll Love You Forever”, duke e përforcuar edhe më shumë mesazhin romantik.

Nën emër dhe datë, aktori ka shtuar edhe një frazë poetike: “Trëndafil në kohë lufte”, një dedikim që lë të kuptohet se kjo dashuri ka lindur dhe është forcuar mes periudhash të vështira apo ndryshimesh të mëdha në jetën e tij.

Sipas burimeve për “Prive by Liberta Spahiu”, kjo romancë nuk është e re. Bes Kallaku dhe partnerja e tij kanë disa muaj që janë në një lidhje të qëndrueshme, por kanë preferuar ta mbajnë larg vëmendjes së publikut deri tani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy