Mesazh prekës nga Rita Ora për gjyshen Besë Sahatçiu

by jonzefaj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka emocionuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke ndarë publikisht dashurinë dhe mirënjohjen që ndjen për gjyshen e saj, Besë Sahatçiu.

Përmes një storie në Instagram, artistja tregoi se ndihet e bekuar që e ka ende pranë gjyshen dhe theksoi se pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, lidhja emocionale me familjen mbetet gjithmonë prioritet.

banner

Rita falënderoi edhe motrën e saj, Elenën, e cila i ka dërguar një video të gjyshes, duke i rikujtuar momentet e çmuara familjare që shpesh i mungojnë për shkak të karrierës së saj intensive. Në mesazhin e saj, këngëtarja shkroi:

“Të dua, gjyshe. Je aq e lezetshme dhe e mirë, më bën gjithmonë të qesh. Jam shumë mirënjohëse që të kam ende dhe që i dëgjoj të gjitha historitë e tua. Faleminderit motrës që ma dërgoi këtë video. Më mungojnë vërtet shumë momente familjare, por jam me fat që i kam këto kujtime dhe kohën që ende e ndajmë bashkë. Jam shumë mirënjohëse për këtë. Vlerësoni njerëzit tuaj të dashur, derisa janë ende gjallë.”

Rita Ora, përmes këtij mesazhi, ka arritur të përçojë jo vetëm dashurinë për gjyshen e saj, por edhe një mesazh universal për të gjithë ndjekësit: të çmojnë njerëzit e tyre të dashur derisa janë ende pranë tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy