Brooklyn Beckham shpërthen: Nuk dua të pajtohem me prindërit e mi

by jonzefaj

Brooklyn Beckham ka deklaruar se nuk ka interes të pajtohet me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, duke i akuzuar se po përpiqen të shkatërrojnë marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.

Në një seri postimesh në Instagram, ai tha se ka heshtur për vite me radhë, por tani po flet për të mbrojtur veten.

banner

“Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk po kontrollohem, po mbroj veten për herë të parë në jetën time”, shkroi Brooklyn, duke shtuar se prindërit dhe ekipi i tyre kanë vazhduar të flasin me median dhe të kontrollojnë narrativën publike, shkruan Rolling Stone.

Sipas tij, përçarja nisi rreth dasmës së tij në prill 2022. Brooklyn pretendon se u ushtrua presion ndaj tij për të nënshkruar të drejtat e emrit përpara ceremonisë dhe se refuzimi i tij ndryshoi sjelljen e prindërve.

Ai akuzoi Victorian se anuloi në minutën e fundit fustanin e nuses dhe se ndërhyri në momentet kryesore të dasmës.

Ai ka kritikuar edhe marrëdhënien me të atin, duke thënë se David Beckham refuzoi takime private dhe vendosi kushte, përfshirë përjashtimin e Nicolës.

Brooklyn theksoi se gruaja e tij është trajtuar me mungesë respekti dhe se në familjen e tij prioritet ka imazhi publik, jo lidhjet personale. Sipas tij, largimi nga familja i ka sjellë qetësi dhe i ka larguar ankthin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy