Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë protestën e saj të dytë kombëtare përpara godinës së Kryeministrisë, në kuadër të aksionit opozitar kundër qeverisë.
Pak minuta pas nisjes së aktivitetit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbërriti në ambientet e selisë blu, ku u prit nga mbështetës dhe simpatizantë të shumtë. Më pas, ai u nis së bashku me ta drejt Kryeministrisë, duke iu bashkuar protestës masive të thirrur nga opozita.
Tubimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protesta synon të përcjellë mesazhin e kundërshtimit ndaj politikave të qeverisë dhe kërkesën për ndryshim.

