Rama tallet me “trekëndëshin” Kant – Mill – Aristotel të Kurtit: Futeni Unazën e Prishtinës aty, veç të zhbllokohet

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që ta “zhbllokojë” projektin e Unazës së kryeqytetit.

Në një letër publike drejtuar shefit të qeverisë, ai ka ironizuar me deklaratën e Kurtit në Davos të Zvicrës se ai ka qeverisur “filozofikisht”.

banner

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës, kërkoj publikisht që Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, këtë projekt nacional ta fus në cilindo cep të “trekëndëshit” Kant, Mill, Aristotel të qeverisjes, por ta zhbllokojë! Kërkojmë që menjëherë të zhbllokohen gjitha pengesat administrative dhe institucionale që po e pengojnë realizimin e Unazës së Prishtinës dhe të mundësojë fillimin e punimeve pa vonesa të mëtejshme”, shkruan Rama.

Kurti ka folur para pak ditësh në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke përshkruar qeverisjen e tij në Kosovë si “filozofike”.

“Në qeverisjen tonë, kombinuam drejtësinë normative kantiane (morali si burim i veprimit) me utilitarizmin e John Stuart Mill (lumturi maksimale për shumicën), duke i integruar këto në vendimmarrje dhe marrëdhënie me njerëzit. Për zyrtarët shtetërorë, ndoqëm etikën e virtytit të Aristotelit, duke theksuar rëndësinë e udhëheqësve të virtytshëm në pozita kyçe, por gjithmonë të lidhur me popullin. Ky “trekëndësh” Kant–Mill–Aristoteli u zbatua me sukses në politikëbërje dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar që ishte i dobishëm”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy