Rama në Izrael, takohet sot me Netanyahun, mediat atje: Shqipëria me 50% myslimanë, një nga aleatët më të afërt në Europë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Izrael për një vizitë dyditore, e cila do të përfshijë pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare për Luftimin e Antisemitizmit të martën.

Mediat izraelite shkruan se Rama ishte këtë mëngjes në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit për ta vizituar Murin Perëndimor dhe Kishën e Varrit të Shenjtë. Ai është planifikuar të takohet privatisht me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sot.

banner

Time of Israel shkruan se “Shqipëria, e cila është rreth 50% myslimane, është një nga aleatët më të afërt të Izraelit në Europë”.

Rama do të pritet edhe në Parlamentin e Izraelit dhe gjithashtu do të takohet edhe me kryeparlamentarin izraelit, Amir Ohana.

Në Knesset do të mbahet një seancë e posaçme, e cila do të përfshijë fjalime nga Rama, Netanyahu, Ohana dhe udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy