33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, por materiali zgjedhor është shkatërruar

by Nexhat

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 33 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar zgjerim të hetimeve dhe masa të jashtëzakonshme verifikuese lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë edhe mundësinë e rinumërimit të votave.

“Ne kemi dorëzuar 33 ish-kandidatë për zgjedhje komunale të 12 tetorit nga Ferizaj dhe shumë shpejt besoj edhe nga komunat e tjera, ne sot i dorëzuam dy kërkesa. Kërkesën e parë e kemi dorëzuar te Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe për dijeni. Në prokurori kemi bërë kërkesë për zgjerim të hetimeve që janë duke u bërë për 28 dhjetorin pasi është natyra e njëjtë, janë komisionerët e njëjtë. Ne kemi kërkuar që për arsye të modus të përsëritur atëherë ekziston dyshimi i bazuar që të njëjtit komisionerë kanë mundur që janë verifikuar që kanë bërë shkelje më 28 dhjetor, ekziston baza e dyshimit që të njëjtit kanë mundur të keqpërdorin votën apo vullnetin e qytetarëve të zgjedhjet e 12 tetorit”, tha Fazliu.

banner

Por, votat  për të cilat këta 33 ish-kandidatë po kërojnë hetime, janë shkatërruar.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ -së, Valmir Elezi.

“Me qëllim të zbatimit të ligjit, KQZ, brenda afatit ligjor ka shkatërruar materialet zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale 2025. Nga ky proces, janë përjashtuar materialet e vendvotimeve, të cilat, Prokuroria e Shtetit dhe Gjykatat, janë duke i trajtuar. Gjithashtu, siç parashihet me ligj, KQZ ka certifikuar rezultatet e Zgjedhjeve Lokale 2025, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe pas vendosjes nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme për ankesat e kandidatëve dhe subjekteve”, tha Elezi pë Periskopi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy