Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në mbledhjen e mbajtur sot të Kuvendit Komunal sqaroi se bashkëqeverisja me PDK-në në Rahovec mund të rezultojë në moskënaqësinë e disa palëve,
Anëtarët e kuvendit komunal u shprehën se disa vendime duhet të qëndrojnë siç kanë qenë në mandatin e kaluar, e për këtë Latifi theksoi ndryshimi i komisioneve është në përputhje me ligjin.
“Ta sqarojmë një fakt në Komunën e Rahovecit është shpallur bashkëqeverisje ndërmjet PDK-së dhe AAK-së dhe duhet ta kuptojmë këtë fakt dhe do të ketë plot situata ku munden mos me qenë plotësisht të kënaqur të gjithë por duhet të punojmë për gjithë komunën e Rahovecit. Vendimet që i ka marr kuvendi, si për parkun e qytetit janë legjitime dhe legale se kanë marr ligjshmëri mirëpo komisionet sikur mos të kishte zgjedhjet por zgjedhjet kanë ndodhur dhe jemi të obliguar mi ndryshu komisionet sepse ka të bëjë me ligjin me procedurat dhe është përbërje e re e kuvendit dhe këtu diskutohen dhe miratohen dhe duhet ta kuptojmë që ka bashkëqeverisje PDK-AAK, të gjithë do t’i respektojmë do t’i dëgjojmë me vëmendje edhe unë edhe ekzekutive”, tha ai

