KQZ: Për zgjedhje të tjera nuk vendosim ne

by Nexhat

Vendimi për rinumërimin e plotë të votave ka shtuar zërat se Kosova mund të përfundojë në zgjedhje të reja pa e materializuar rezultatin e 28 dhjetorit. Kosova deri më 5 mars duhet të ketë një president të votuar. Lidhur me këtë çështje zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se KQZ është e fokusuar në përmbyllje sa më të shpejtë të procesit të rinumërimit dhe ajo deri në këtë fazë nuk ka diskutuar për zgjedhje të reja. Elezi, shtoi se KQZ nuk është organi që vendos zgjedhje.

“KQZ nuk është se ka diskutuar për një proces të ri zgjedhor e gjithë vëmendja dhe potenciali i KQZ-së është përqendruar në përmbyllje sa më shpejtë të rinumërimit të këtyre vendvotimeve në mënyrë që të mund të shpallet rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve. Ndërkaq çështjet tjera  edhe ajo që ju përmendet zgjedhjet e reja nuk janë në sferën e përgjegjësisë së KQZ-së për tu përfshirë në këtë kohë në këto debate sigurisht se kjo është një çështje që ju takon subjekteve politike dhe te tjerëve por KQZ  në këtë fazë nuk ka diskutuar për një proces eventual zgjedhor”, tha Elezi.

banner

Komisioni Qendror i zgjedhjeve tha për rtv21 se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Sipas KQZ-së, janë rinumëruar votat nga 1.729 vendvotime, ndërsa në total janë 2557 vendvotime. KQZ bëri të ditur se deri më 31 janar pret të përfundoi rinumërimin e votave.  

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy