Marshi i 17 shkurtit “Liria ka Emër” merr lejen nga Komuna e Prishtinës

by engel

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar se ka siguruar lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës për shfrytëzimin e hapësirës publike, me qëllim organizimin e marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Sipas njoftimit, marshit do t’i jepet jetë më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale. Aktiviteti do të zhvillohet në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur nga organizatorët dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi.

banner

Në dokumentin zyrtar të lëshuar nga Komuna e Prishtinës thuhet se leja është dhënë për orarin e kërkuar, duke garantuar kështu zhvillimin e marshit në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshit paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë prej më shumë se pesë vitesh.

Sipas organizatorëve, marshit synon të jetë një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy