Përmirësohet gjendja e Schumacherit pas 12 vitesh, nuk është më i detyruar të qëndrojë vetëm në shtrat

by engel

Gjendja shëndetësore e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, raportohet se ka shënuar përmirësime të lehta, 12 vjet pas aksidentit të rëndë me ski që pësoi në Alpet Franceze në vitin 2013, ku mbeti me dëmtime serioze në kokë dhe për një kohë të gjatë në koma.

Sipas burimeve pranë familjes, 57-vjeçari nuk është më i detyruar të qëndrojë vazhdimisht në shtrat. Raportohet se Schumacher tashmë mund të ulet në karrocë dhe të lëvizë brenda pronave të tij në Majorka dhe në rezidencën pranë Liqenit të Gjenevës.

banner

Megjithatë, kampioni shtatë herë i botës vazhdon të jetë nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor, 24 orë në ditë. Kujdesi i tij sigurohet nga bashkëshortja Corinna Schumacher dhe një ekip i specializuar mjekësh. Burimet bëjnë të ditur se ai arrin të kuptojë disa nga ngjarjet që ndodhin përreth, por jo në mënyrë të plotë.

Që nga aksidenti tragjik, Michael Schumacher nuk është shfaqur asnjëherë në publik, ndërsa familja ka ruajtur një privatësi të rreptë lidhur me gjendjen e tij. Në vitin 2024 u përfol se ai mund të merrte pjesë në dasmën e vajzës së tij, Gina-Maria Schumacher, por kjo nuk ndodhi.

Vitin e kaluar, tre ish-punonjës të familjes u dënuan nga autoritetet, pasi kishin kërcënuar se do të publikonin qindra fotografi të Schumacherit në gjendjen e tij aktuale, duke shkelur privatësinë e familjes.

Së fundmi, vajza e tij ka ndarë një fotografi të rrallë familjare, të realizuar para aksidentit, e shoqëruar me mbishkrimin emocional: “Më të mirat përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen, baba.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy