Pas gati dy dekadash në arrati, është arrestuar sot 52-vjeçari Besim Sherifi, i dyshuari kryesor për vrasjen trefishte të anëtarëve të familjes Jusufi në fshatin Kopanicë të Shkupit, ngjarje e ndodhur më 5 tetor 2007.
Ai fshihej prej kohësh në kryeqytet duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Ai u lokalizua dhe u kap në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë
Fillimisht, në nëntor 2025, policia e Tiranës kishte marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Pasi kanë bërë identifikimin e tij, pala shqiptare ka kërkuar informacion tek autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe kanë konkluduar se 52-vjeçari Besim Sherifi ishte në kërkim ndërkombëtar, transmeton Albeu.com.
Pasi forcat operacionale ndërhynë në banesën që ai qëndronte me qira, 52-vjeçari u ka thënë “nuk jam un personi që kërkoni. Nuk kam kryer asnjë vrasje, jam shtetas kosovar”.
Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi.
Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm

