EMRAT/SPAK dërgon për gjykim 10 persona për trafik ndërkombëtar droge

by informim peje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal nr. 141/1 të vitit 2023, ndaj një grupi personash të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe krijim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, në këtë procedim janë marrë të pandehur gjithsej 11 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët dyshohet se kanë vepruar si një rrjet kriminal me shtrirje ndërkombëtare, në bashkëpunim me organizata kriminale në Amerikën Latine, për importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.

banner

Ndër të pandehurit janë Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez dhe Geis Sejfullai, të akuzuar, mes të tjerash, për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe drejtim të këtij grupi. Ndërkohë, Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini akuzohen për trafikim droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas akteve hetimore, një pjesë e të pandehurve akuzohen edhe për prodhim dhe shitje narkotikësh, në ambiente banimi dhe lokale në zonën e Manzës, Durrës, gjatë muajit shkurt 2024. Po ashtu, ndaj njërit prej të pandehurve është ngritur edhe akuza për prodhim, mbajtje dhe shitje pa leje të armëve të ftohta.

Nga hetimet rezulton se grupi ka përgatitur kushtet dhe infrastrukturën për importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave të deklaruara si “lëkurë gjedhësh”, brenda të cilave u gjetën të fshehura rreth 90 kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth 3.6 milionë euro. Këto ngarkesa kanë mbërritur në Portin e Durrësit në muajt korrik dhe nëntor 2024 dhe më pas janë magazinuar në ambiente në zonën e Mulletit, në Tiranë.

SPAK bën me dije se hetimet kanë zbuluar edhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë aktivitet, ndaj është vendosur ndarja e akteve dhe vijimi i hetimeve në një procedim të ri penal pa autor, për disa vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve dhe krimit të organizuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy