Vdekja e nxënësit në lumin e Gadimes, policia nis hetimet

by informim peje

Lipjani dhe jo vetëm u trondit mbrëmë, pasi nxënësi Zejn Zejnullahu nuk u kthye nga shkolla.

Familjarë, të afërm, policia dhe njësiti për kërkim-shpëtim u aktivizuan menjëherë në gjetjen e tij.

banner

Disa orë më pas, vogëlushi u gjet në lumin e Gadimes, teksa burime të IndeksOnline nga vendi i ngjarjes pohuan se ai mezi merrte frymë.

Me urgjencë, i mituri u dërgua në QKUK, ku çaste më vonë ndërroi jetë.

Nga raporti policor bëhet e ditur se trupi i pajetë i Zejnit është dërguar për obduksion, në Institutitn e Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lumë. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion” thuhet në raportin e policisë.

Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy