Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku në mbarë vendin, si pjesë e kontrolleve të rregullta për sigurinë në komunikacion.
Sipas raportit ditor të Policisë, në këtë periudhë janë regjistruar mbi 30 aksidente trafiku, me dëme materiale dhe persona të lënduar.
Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 12 persona për vepra të ndryshme penale, të cilët janë shoqëruar në stacionet policore për procedura të mëtejme.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

