Kërcënohet me jetë gazetari Kushtrim Sadiku, AGK e shqetësuar kërkon hetim e mbrojtje nga Policia për të dhe familjen

by informim peje

Gazetari kosovar, Kushtrim Sadiku, ka marrë kërcënime serioze pas një dokumentari të publikuar të hënën në Kanal 10.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi, ka shprehur shqetësim dhe alarm për kërcënimet e rënda që kanë shkuar në adresë të gazetarit Sadiku dhe familjes së tij.

banner

AGK ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe organet e sigurisë që të hetojnë rastin dhe të ofrojnë mbrojtje për shkak të cenimit të sigurisë fizike të gazetarit Sadiku dhe familjes së tij.

Reagimi i plotë:

Gazetari Kushtrim Sadiku denoncon në Polici kërcënime serioze

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim për nivelin alarmues të kërcënimeve të rënda me jetë, që ka marrë në ditët e fundit, gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku.

Sadiku i ka paraqitur kërcënimet në Policinë e Kosovës dhe AGK-ja i fton organet e sigurisë për hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe ofrim të mbrojtjes për shkak të cenimit të sigurisë fizike të tij dhe familjes.

AGK-ja e fton publikun që diskutimi për përmbajtjen e materialit të transmetuar të hënën në Kanal 10 të mbetet në suaza të dhënies së opinioneve pa kërcënime për sigurinë e askujt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy