Dy persona dyshohen se, të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, kanë grabitur para në një këmbimore në qytetin e Pejës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 28 janar 2026, rreth orës 15:40. Të dyshuarit, pas kryerjes së grabitjes, janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa shuma e parave të grabitura nuk është bërë e ditur.
“Pejë / 28.01.2026 – 15:40. Raportohet se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e thikës, kanë grabitur para nga një këmbimore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e incidentit.

