Dua Lipa sirenë vezulluese në premierën evropiane të “Barbie”

by

Ylli i popit ka sfiluar mbi “qilimin rozë” të Londrës e veshur me një krijim që ka krijuar së bashku me Versace. Një pamje metalike me dekolte të thellë, vezulluese dhe sensuale

Dua Lipa shkëlqen në skenën evropiane të filmit Barbie, në kukullën ikonë.

banner

Këngëtarja dhe aktorja 27-vjeçare zbarkoi në Londër së bashku me të gjithë kastin e filmit të Greta Gerwig dhe veshi një fustan metalik në “qilimin rozë” që ajo e njeh mirë.

Në fakt bëhet fjalë për një modele nga koleksioni “La Vacanza”, të cilin Dua Lipa e projektoi për shtëpinë e modës Versace dhe e cila debutoi në pasarelë majin e kaluar.

Fustani i thurur vezullues, ikona e Shtepise, është zbukuruar me një flutur tropikale neoni dhe një stamp lulesh, me një dekolte V dhe rripa supe me zinxhir metalik të artë.

Dua kishte veshur edhe sandale me taka stileto argjendi me aplikime fluturash. Për të kompletuar veshjen, aksesorë floriri: një gjerdan ari i përbërë nga varëse të vogla në formë mollëkuqe, kapëse fluture dhe varëse rrethore të madhësive të ndryshme me logon Medusa, si dhe unaza dhe vathë të mëdhenj me butona.

Nga ana tjetër, Dua Lipa nuk ka frikë të shfaqet në publik me pamje magjepsëse. Ajo e cila luan rolin e sirenës-kukull në filmin Barbie ka marrë pjesë në premierën hollivudiane pak ditë më parë duke i lënë të gjithë pa frymë.

E ndihmuar nga miku i saj stilist Lorenzo Posocco, ajo zgjodhi një fustan slip me rripa të gjerë dhe një dekolte të thellë. Fustani i krijuar për të nga Bottega Veneta, i cili përmbante një rrjet kristalesh të ndezura që lejonin një vështrim të shkurtër të të brendshmeve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy