Specialja rrëzon apelin e Pjetër Shalës për urdhrin e zhdëmtimit

by engel

Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka refuzuar apelin e ish-ushtarit Pjetër Shala kundër urdhrin për zhdëmtim, duke lënë në fuqi vendimin e Trupit Gjykues që e detyron atë të paguajë 208,000 euro kompensim për viktimat e tij.

Vendimi u mor nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, dhe shënon vendimin e parë të Panelit të Apelit mbi çështjet e zhdëmtimit në DHSK.

banner

Shala, i shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe vrasjen e paligjshme, kishte apeluar vendimin e Trupit Gjykues, duke ngritur pesë pika kryesore: interpretimin e ligjit të shkakësisë, vlerësimin e dëmit material të viktimave, proporcionin e shumës së kompensimit me rolin e tij në krime, si dhe procesin e shqyrtimit të zhdëmtimit para vendimit për fajësi dhe dënim.

Paneli i Apelit rrëzoi të gjitha argumentet e Shalës, duke konstatuar se Trupi Gjykues nuk kishte gabuar në interpretimin e ligjit ose vlerësimin e provave. Gjykata vuri në dukje gjithashtu se kërkesa për pezullimin e shqyrtimit të urdhrit për zhdëmtim ishte e tejkaluar, pasi aktgjykimi për apelimin mbi fajësinë ishte lëshuar më 14 korrik 2025.

Në vendimin e tij, Paneli theksoi se Shala kishte pasur mundësi të apelonte urdhrin për zhdëmtim dhe se shqyrtimi nga Apeli nuk e kishte cenuar të drejtën e tij për një procedim të drejtë dhe të shpejtë.

Me këtë vendim, viktimat e tetë personave që morën pjesë në proces do të përfitojnë kompensimin për dëmet fizike, mendore dhe materiale të pësuara gjatë konfliktit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy