Asllani lë Interin dhe Italinë, shkon aty ku askush nuk e priste

by informim peje

Marrëveshja mes Interit dhe Beshiktashit është arritur, që Kristjan Asllanit të veshë fanellën e klubit turk. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje. Fabricio Romano zbuloi së fundmi detaje të reja ku tregon se Asllani pritet të udhëtojë që sot drejt Stambollit.

Beshiktashi do të mbulojë pagën e mesfushorit shqiptar, për pjesën e mbetur të sezonit. Ky huazim është disi i papritur, pasi Asllani ishte shprehur më parë kundër ofertave jashtë Italisë.

banner

Në rast se do të aktivizohet opsioni i blerjes në qershor, atëherë Beshiktashi duhet të paguajë 12 deri në 13 milionë euro. Kujtojmë se para këtij transferimi, Asllani ishte pjesë e Torinos në pjesën e parë të sezonit.

“Kristjan Asllani te Beshiktashi. Marrëveshja verbale është arritur me Interin për një huazim me kluazolë që jep të drejtën e blerjes. Beshiktashi mbulon pagën e Asllanit deri në qershor dhe mund të aktivizojë opsionin e blerjes, jo të detyrueshëm. Asllani do të fluturojë drejt Stambollit gjatë ditës së sotme, nëse çdo gjë shkon sipas planit”, është informacioni i shpërndarë nga Fabricio Romano.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy