Policia e Kosovës ka njoftuar se nga Njësiti për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në bashkëpunim me IML-në, janë kryer gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë gjetur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin një personi.
Sipas raportit policor, dyshohet se këto mbetje i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.
“Mbetjet e eshtrave janë marrë nga Njësia e IML-së për ekzaminim”, thotë Policia përmes raportit.

