Skandali në KEK: debat i ashpër midis Ministres Artane Rizvanolli dhe deputetes Hykmete Bajrami

by informim

Në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, Ministrja Artane Rizvanolli tha se lidhur me rastin e bastisjes së djeshme të kryer ndaj drejtorit ekzekutiv të KEK-ut ne si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare dhe po presim të marrim informacione nga institucionet e drejtësisë para se të shprehemi dhe poashtu do të jemi në kontakt me bordin e KEK-ut lidhur me zhvillimet atje.

Në vazhdim, para deputetëve ministrja Rizvanolli ka parqitur disa fakte dhe arsyetime të cilat sipas saj e bëjnë KEK-un të jetë një ndërmarrje publike e suksesshme duke qenë e përgjegjshme ndaj konsumatorëve. Ajo ndër të tjera ka thënë se kriza energjetike në KEK është menaxhuar me efekte minimale ndaj konsumatorëve dhe e ka realizuar planin e punës për 97.6% duke prodhuar 5680 GW orë energji elektrike.

banner

Mirpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Hykemete Bajrami e cila e ka akuzuar ministren Rizvanolli se ajo dhe ministria që ajo e drejton është përgjegjëse direkte për krizen dhe skandalet në KEK. Deputetja znj.Bajrami ia rikujtoi ministres Rizvanolli faktet se për shkak të mos funksionalizimit të Bllokut A5 krijohen çdo ditë nga 770 mijë deri 1 mln euro humbje. Dje janë bërë 9 muaj që ky bllok është jashtë funksionit, humbjet janë rreth 100 mln euro, ndërsa ju po thoni se ky menaxhment i KEK-ut e ka menaxhuar krizen energjtike me pasoja minimale për konsumatorët, i tha deputetja Bajrami ministres Rizvanolli.

Ajo vazhdoi tutje duke i kërkuar ministres të tregoj se të kujt janë qindra milionat e shpenzuara në tregun e energjisë, të kujt ishin paratë e shpenzuara për të importuar energji, për subvencionimin e energjisë, ato 98 milion euro që janë dhënë për të mbuluar shpenzimet e qytetarëve serb në veri të Kosovës. Ato para kanë qenë të konsumatorëve të KEK-ut, të qytetarëve të Kosovës, të atyre që ju kanë votuar juve edhe neve. Të vetmit që nuk janë dëmtuar janë qytetarët e komunave në veri të cilët nuk i paguajnë faturat e energjisë elektrike, të cilat i mbuloni ju si qeveri.

Poashtu, znj. Bajrami e bëri ministren Rizvanolli direkt përgjegjëse për rastin e arrestimit të drejtorit ekzekutiv të KEK-ut, sepse Nagip Krasniqi është eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje, është personi që e ka shkruar programin e Vetëvendosjes për sektorin e energjisë, është kryesues i komisionit për energji në lëvizjen Vetëvendosje, ai e ka darftuar strategjinë e energjisë për ministrinë, ai ka ndikuar te që ky Kuvend me marrë vendim që me funksionu me masa emergjente për 9 muaj, që me importu energji dhe me organizu tendera të negociuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy